Projekti i Urës së Bunës

VIDEO/ Pas disa orësh përplasje fizike mes deputetëve, Kuvendi i Malit të Zi miraton marrëveshjen për urën e re mbi lumin e Bunës

7 Mars, 19:00| Përditesimi: 7 Mars, 23:44

  • Share

MAL I ZI- Pas disa orësh përplasjesh verbale dhe fizike të deputetëve në parlamentin e Malit të Zi, është miratuar sot (7 mars 2024) marrëveshja me qeverinë e Shqipërisë për ndërtimin e urës së re mbi lumin e Bunës.

Ura me gjatësi 310 metra që do të kushtojë rreth 20 milionë euro do të financohet përgjysmë nga qeveria malazeze dhe ajo shqiptare dhe do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë. Projekti që në Kuvendin e Shqipërisë u miratua në 18 maj të vitit të kaluar, ishte prezantuar më herët nga ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama në muajin qershor të vitit 2022.

Kjo urë do të ndryshojë tërësisht mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për ti aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km, rrugë që pas ndërtimit të urës do të shkurtohet në vetëm 310 metra.

Mediat malazeze shkruajnë se gjatë seancës në Kuvend pati përplasje fizike mes deputetëve të qeverisë dhe atyre të partisë më të madhe opozitare të Demokracisë Socialiste. 

Ndaj kryeparlamentarit Andrija Mandiç ka pasur akuza se nuk ka treguar respekt ndaj tyre duke përçuar mesazhe që nxisin përçarjen ndëretnike. Deputetët e partisë ‘Për të ardhmen e Malit të Zi’  bllokuan foltoren e Kuvendit, duke penguar në këtë mënyrë edhe vijimin e seancës.

Edhe jashtë sallës së parlamentit protestues të shumtë kërkonin dorëheqjen e kryeparlamentarit pro rus Andija Mandic. Qytetarët thërrisnin: “Mandiq fashist” ndërkohë që hodhën vezë në drejtim të automjeteve të ministrave.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • XxX: 07/03/2024 21:50

    Fort i fort Dritan Baba!!!

    Përgjigju
  • Bravo: 07/03/2024 21:04

    Bravo po e bon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?