Partizani në mini-fazën përgatitore

VIDEO/ Partizani 'zbarkon' në Turqi, kryen seancën e parë stërvitore! Dy kundërshtarët e miqësoreve

3 Janar, 10:41| Përditesimi: 3 Janar, 10:42

  • Share

Partizani udhëtoi këtë të martë për në Antalia, aty ku trajneri Orges Shehi për një javë do shohë gjendjen e të tijve në mini-fazën përgatitore. Pasditen e djeshme, grupi i lojtarëve mori ngarkesën e parë fizike, teksa ditët do vijojnë edhe me dy trajnime.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë do kenë edhe dy teste miqësore. Në Antalia, të kuqtë do luajnë kundër Neftchi Baku të Azerbajxhanit dhe holandezëve të Volendam.

Sa i takon javës së 19-të në Superligë, Partizani pret Teutën në datën 13 janar në orën 17:00.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?