VIDEO/ Partizani, Tirana dhe Laçi bëjnë detyrën, Kukësi 'shuplakë' Apolonisë! 6 skuadrat e kualifikuara në Kupën e Shqipërisë! Çiftet çerekfinaliste

2 Shkurt 2023, 14:56| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 16:44

  • Share

Kompeticioni i Kupës së Shqipërisë ka zhvilluar gjashtë nga tetë ndeshjet e kthimit për fazën çerekfinale. Në përballjet e dyta, Kukësi, Tirana, Partizani dhe Laçi kanë bërë detyrën, duke fituar ndeshjet respektive. Më tej kalojnë edhe Egnatia dhe Kastrioti, me skuadrat e Kategorisë së Parë që nuk kanë qenë në nivelin e duhur për të konkurruar ato elitare.

Në "Selman Stërmasi", Tirana fitoi 1-0 me Lushnjën falë golit të Regi Lushkjas në minutën e 59. Në "Kompleksin Partizani", vendasit fituan 3-0 me Korabin. Golat për Partizanin u shënuan nga Sota, da Silva dhe Hoti. Kukësi fitoi pa vështirësi 5-0 me Apoloninë falë golave të Peposhit, Barbosës, Berishës dhe dopietës së Domit.

Në Laç, vendasit mundën 2-1 Tomorin falë golave të Bibës dhe Mytos. Egnatia barazoi 1-1 me Skënderbeun, me rrogozhinasit që kalojnë më tej falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë. Kastrioti barazoi 0-0 me Dinamon, me krutanët që kualifikohen për më tej falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Nesër luhen dy duelet e mbetura, Vllaznia - Bylis dhe Teuta - Erzeni.

Në fazën çerekfinale, Tirana luan me Kastriotin, Laçi me Egnatian, teksa Partizani me fituesin e çiftit Vllaznia - Bylis. Kukësi pret fituesin e Teuta - Erzeni për të mësuar kundërshtarin.

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, rezultatet:

E enjte, 13:00

Egnatia 1-1 Skënderbeu (1-0)

Kastrioti 0-0 Dinamo (3-1)

Tirana 1-0 Lushnja (3-0)

Kukësi 5-0 Apolonia (0-0)

Laçi 2-1 Tomori (3-1)

Partizani 3-0 Korabi (3-1)

E premte, 13:00

Vllaznia - Bylis (2-0)

Teuta - Erzeni (1-1)

*në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para.

Çerekfinalet

Tirana-Kastrioti

Partizani- Fituesi i përballjes Vllaznia-Bylis

Laçi-Egnatia

Kukësi- Fituesi i përballjes Teuta-Erzeni

Ora 15:51
Egnatia me ambicie të mëdha, trajneri Tetova: Bëmë gabime në Kupë, 'luftojmë' në dy fronte

Egnatia barazoi sot 1-1 me Skënderbeun në ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa kalon më tej pas fitores 0-1 në Korçë. Pas ndeshjes trajneri Edlir Tetova i rrogozhinasve tha për Oversport se ekipi i tij do luftojë në të dyja frontet.

"Ndeshja ishte me dy tablo. Nuk kemi bërë mirë në pjesën e parë. Kjo ishte edhe falë kualitetit që kanë në mesfushë, por pjesën e dytë ndryshuar diçka dhe ndryshuam skemën. Ne bëjmë disa gabime dhe humbëm shumë topa sidomos në mesfushë. Në pjesën e parë pothuajse çdo top ishte i humbur po këtu ndikon edhe lodhja", tha fillimisht Tetova.

Më pas trajneri foli edhe për objektivat e skuadrës që ai drejton si edhe kontigjentin e futbollistëve për një rrotacion të mundshëm.

"Ne do të luftojmë në të dyja frontet. Shpresojmë të shkojmë sa më larg me kupën. Mundësia është. Kontigjenti? Po e kemi kontingjentin, kemi 20 lojtarë në dispozicion. Megjithatë, kërkojmë më shumë impenjim nga lojtarët që ishin sot në pjesën e parë sidomos", tha Edlir Tetova.

Ora 15:25
VIDEO/ Skënderbeu s'bën dot surprizën, një supergol nga 30 metra nderon Egnatian në Kupë

Egnatia dhe Skënderbeu barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit për fazën e 1/8 në Kupën e Shqipërisë. Korçarët mund të ishin surpriza e kësaj faze, teksa kaluan të parët në avantazh me autogolin e Agbekpornu në minutën e 45+4. Në pjesën e dytë, në të 56 minutë supergoli i Fernandos nga afro 30 metra vendosi ndeshjen në 1-1. Falë fitores 1-0 të Egnatias në ndeshjen e parë, rrogozhinasit kalojnë më tej dhe gjejnë në çerekfinale Laçin.

Ora 14:59
VIDEO/ Partizani shumë i fortë për Korabin, 3 gola në kompleksin e kuq për Kupë

Partizani fitoi 3-0 me Korabin në ndeshjen e kthimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. "Demat" nuk e vendosën asnjëherë në diskutim fitoren teksa shënuan dy herë në pjesën e parë me Sotën dhe Da Silvën. Në pjesën e dytë Hoti dërgoi shifrat në 3-0 për rezultatin e përgjithshëm 6-1. Partizani në fazën çerekfinale do përballet me fituesin e çiftit Vllaznia - Bylis.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?