Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Formula 1 pa Sergio Perez që të fitonte vendin e parë, me skuderinë Red Bull që siguroi dy vendet e para në podium. Veç garës, vëmendje mori edhe piloti i Alpine, Esteban Ocon.
26-vjeçari mund të shkaktonte tragjedi në pistë, teksa pas përfundimit të garës u drejtua për në "bokse". Në kthesën e fundit një grup fotografësh dhe reporterësh kishin bllokuar rrugën, me francezin që nuk kishte shumë kohë për frenim. Pas vrapimit, fotografët ia hodhë paq, me pilotin që foli me tërbim pas garës.
"Kjo është çmenduri, mund të ishte një tragjedi e madhe shumë në këtë rast. Përfundimisht kjo është diçka që duhet të diskutohet", tha piloti i Formula 1 që për pak mund të shkaktonte viktima në pistë.