Goli dhe festa e Cikalleshit

VIDEO/ 'Panenka' në Turqi, Sokol Cikalleshi shënon golin e gjashtë këtë sezon

21 Dhjetor 2023, 16:41| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 16:40

  • Share

Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e gjashtë në Superligën turke të futbollit me Konyaspor. Për javën e 17-të të sezonit në elitën e Turqisë, Samsunspor dhe Konyaspor po barazojnë 1-1.

Dueli u zhbllokua nga Sokol Cikalleshi në minutën e 29-të. Ishte një penallti e akorduar pas konsultës me VAR ajo që nxori kavajasin përballë portierit. 33-vjeçari nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi të tijtë në epërsi me finesë.

"Panenka" nga sulmuesi që gjen golin e gjashtë këtë sezon në 14 ndeshjet e luajtura. Në pjesën e dytë vendasit barazuan me Ntcham.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?