Zjarri pranë stadiumit

VIDEO/ Pak orë para duelit, zjarr masiv pranë stadiumit ikonik anglez! Shtyhet ndeshja

6 Mars, 17:50
  • Share

Southampton dhe Preston do duhet të luanin sot në 20:45 për raundin e 36-të të Championship në Angli, por një zjarr masiv në një fabrikë pranë stadiumit "Shën Maria" ka bërë që dueli të shtyhet.

Një nga stadiumet ikonike rrezikoi të përfshihej nga flakët që u panë shumë pranë impiantit. Zjarrfikësit dhe forcat vullnetare u dërguan në vendngjarje për të lokalizuar vatrën e zjarrit.

Afërsia me stadiumin dhe evakuimi i bizneseve dhe banorëve pranë ka bërë që ndeshja e sotme të shtyhet për një tjetër datë. Flakët u panë këtë pasdite dhe po punohet për lokalizimin e tyre, me mediet në Angli që tregojnë se për momentin nuk ka njoftime për viktima.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?