Odise Roshi

VIDEO/ Odise Roshi protagonist në Turqi, goli me finte bën xhiron e mediave

20 Nëntor 2022, 23:00| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 23:02

  • Share

Odise Roshi ka qenë protagonist sot me një asist në Ligën e Parë të Turqisë. Skuadra e tij, Sakaryaspor fitoi 4-2 me Bandirmaspor për javën e 14 të kampionatit. Mesfushori shqiptar ka shpërthyer në krah në minutën e 45, duke i dhënë një asist Tasci, me këtë të fundit që ka shënur një gol të bukur me finte.

Veç asistit në fitoren e të tijve, Roshi nuk i mbajti nervat dhe në minutën e 61 mori karton të verdhë. Pjesë e miqësores së humbur me Italinë 1-3 edhe me Kombëtaren, fieraku duket se nuk i humbet aftësitë e tij dhe jo më kot tifozët e quajnë "Raketa". Pas kësaj fitoreje, Sakaryaspor mban vendin e nëntë me 19 pikë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?