Odise Roshi

VIDEO/ Odise Roshi gol dhe asist në Turqi

6 Prill, 21:33| Përditesimi: 6 Prill, 21:37

  • Share

Odise Roshi ka shënuar gol dhe ka asistuar në Ligën e Parë të Turqisë. Skuadra e tij, Sakaryasor fitoi 2-0 kundër Boluspor, duel ky që vlente për raundin e 29-të.

Në minutën e tretë Odise Roshi asistoi për Del Valle, me vendasit që gjetën epërsinë. Më pas "Raketa" kuqezi tundi rrjetën në të 43 minutë për të "vulosur" tri pikët e të tijve.

Për të qenë protagonist absolut, 32-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e dytë. Fieraku këtë sezon ka shënuar pesë gola me ekipin e tij, ndërsa ka asistuar në tre raste.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?