Deputetët që goditen me njëri-tjetrin

VIDEO/ Nuk përmbahen deputetët në parlamentin e Gjeorgjisë, goditen me grushte pas debateve për projektligjin

6 Mars 2023, 17:42| Përditesimi: 6 Mars 2023, 17:44

  • Share

GJEORGJI- Ligjvënësit gjeorgjianë janë përleshur me grushte këtë të hënë pas një debati rreth projektligjit për ‘agjentët e huaj’, për të cilët kritikët thonë se është modeluar sipas legjislacionit në Rusi.

Video brenda ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Tbilisi tregoi një përleshje të dhunshme mes ligjvënësve pasi kryetari i komitetit të çështjeve u shfaq duke goditur liderin e partisë opozitare ‘Lëvizja Kombëtare e Bashkuar’, e cila kundërshton projektligjin.

Blloku qeverisës ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ muajin e kaluar njoftoi se mbështeste legjislacionin, që ende duhet të kalojë faza të tjera miratimi përpara se të bëhet ligj.

Ligji do t'u kërkonte organizatave që marrin më shumë se 20% të fondeve të tyre nga jashtë që të regjistrohen si "agjentë të huaj" dhe t'i nënshtrohen monitorimit nga Ministria e Drejtësisë, ose përndryshe do të përballen me gjoba të mëdha.

Kritikët e kanë krahasuar atë me një ligj rus të vitit 2012, i cili është zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme që atëherë dhe është përdorur për të goditur shoqërinë civile ruse dhe mediat e pavarura. 

"Legjislacioni rus që tani është propozuar në parlament është kundër interesave kombëtare të Gjeorgjisë, kundër aspiratave tona evropiane," tha Irakli Pavlenishvili, aktivist i të drejtave civile dhe politikan i opozitës.

Givi Mikanadze, një ligjvënës i ëndrrës Gjeorgjiane tha: "Shoqëria gjeorgjiane absolutisht meriton të dijë se cilat organizata financohen dhe nga cilat burime”.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?