VIDEO/ 'Nuk e vazhdoj më', kriset marrëdhënia Sara-Bardhi?

11 Shkurt, 14:15| Përditesimi: 11 Shkurt, 14:17

  • Share

Pas Prime-it të djeshëm , Sara ka debatuar me Bardhin për shkak ajo pretendon se ky i fundit e ka shfrytëzuar të gjithë kohën televizive për Meritonin dhe Romeon, duke mos folur për Sarën.

Sara: Vetëm në 3 raste ke qenë krahu im.

Bardhi: Çfarë ke bërë ti?

Sara: S’dua t’i them. Ti heziton, kjo është e vërteta. Dhe dal unë pastaj sikur të shtyj me zor. Unë jam shtytëse, por në të mirë të marrëdhënies të më provosh se je i fortë mjaftueshëm për të qenë mashkulli im. Ti ça po bën?

Bardhi: Po ta dëshmoj.

Sara: Jo për mua e ke dështuar, jo dëshmuar.

Ajo i thotë se ai i dha dorën Endrikut ndërsa atë nuk e mbështeti aspak. Ndërkohë Bardhi i thotë që ai po e testonte që të shihte marrëdhënien mes tyre.

Bardhi: Ku e di ti që nuk po testoj unë ty?

Sara: Nuk më teston, të testoj unë ty. Mendoj që kam bërë gabim me ty.

Sara shton se duhet të bësh sakrifica për një femër nëse do ta kesh atë në krah. Ndërkohë që Bardhi e pyet se si do të reagonte ajo nëse do të dilnin jashtë tek familjet.

Sara: Ti po heziton. Më duket se nuk e ke kuptuar impaktin e Big-ut jashtë dhe se sa rrezikoj unë kur dal keq.

Bardhi: Nga unë ke gjithë mirëkuptimin e botës. I kërkoj falje familjes tënde nëse kam bërë diçka gabim me ty. Kur të dalim jashtë do t’i shohësh të gjitha.

Sara: Çfarë?

Bardhi: Që je nxituar me mua.

Sara: Jo nuk jam nxituar, këto janë ndjesitë e mia. I dashur djalë ti heziton.

Bardhi: Më fal.

Sara: Jo nuk është për më fal, kështu je ti. Mua kjo gjë po më ndikon këtu dhe nuk dua ta vazhdoj më këtë gjë. Në qoftë se është e shkruar ndoshta jashtë.

Sara me sa duket i dha fund kësaj marrëdhënie, duke i thënë Bardhit se do të ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin.

Sara: Për kokë të mamit nuk të afrohem më kurrë se sa herë të afrohem ti më nxjerr keq.

Bardhi: Jemi duke folur unë dhe ti Sara s’ka kamera.

Sara: Bardhi, je super djalë sa herë të kaloj do të flas.

Bardhi: Mos më fol as kur kalon.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?