Tapeti me flokë

VIDEO/ Njihuni me Adelën, parukieren që me flokët e klientëve bën tapet! Nuk do e besoni se për çfarë e përdor (Jo extension)

4 Korrik 2022, 18:15| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 18:20

  • Share

Adela ka një sallon bukurie në Uells, megjithatë me anë të kësaj parukerie ajo ka shkuar përtej. E reja merr flokët e klientëve të saj  dhe i përpunon duke bërë një tapet. Mund t’ju duket e çuditshme, por po ndodh.

E dini se për çfarë i përdor? Për të luftuar derdhjen e naftës.

“Këto janë flokë njeriu dhe mund të bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Merr një tapet me flokë njeriu dhe mund të thithin naftë”, tregon ajo.

Mirëpo, jo çdo lloj floku mund të përdoret. Ai që është i dekoloruar nuk mund të ripërdoret. Për më tepër, BBC e ilustron me anë të videos se si përdoret ky tapet me fuqi të ‘jashtëzakonshme’.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?