Derbi Real - Atletico

VIDEO/ Një minutë heshtje gjatë Real Madrid - Atletico, në Arabinë Saudite fërshëllejnë Franz Beckenbauer

11 Janar, 16:03
  • Share

Arabia Saudite nuk është një vend me histori futbolli. Këtë e dëshmuan edhe njëherë dje tifozët vendas, kur nuk treguan respekt për të ndjerin Franz Beckenbauer, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Në Arabinë Saudite po zhvillohet Superkupa e Spanjës, e cila pagoi miliona euro për të siguruar të drejtat deri në vitin 2029. Dje u luajt derbi mes Real Madrid dhe Atletico Madrid, me "Galaktikët" që fituan 5-3.

Veç lojës së mirë, para fillimit të ndeshjes ranë në sy fërshëllimat në momentin që po mbahej një minutë heshtje në nderim të Franz Beckenbauer, legjendës gjermane të futbollit që ndërroi jetë tre ditë më parë në moshën 78-vjeçare.

Tifozët vendas duket se nuk kujdesen për traditat e futbollit. Gjatë minutës së heshtjes, ata vazhduan të fërshëllenin me mungesë respekti.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?