Pamje nga përjetimi i tij në sallë

VIDEO/ Një i mbijetuar 95-vjeçar rijeton Aushvicin nëpërmjet realitetin virtual, reagimi është zemërthyes: Më bëri të ndihem shumë keq!

27 Janar 2023, 15:01| Përditesimi: 27 Janar 2023, 15:13

  • Share

Menachem Haberman, një 95-vjeçar i mbijetuar i Aushvicit, nuk i mbajti dot lotët teksa hoqi kufjet pasi bëri një turne virtual në kampin e vdekjes ku përjetoi makthin e Holokaustit.

“Më bëri të ndihem shumë keq… të gjitha këto gjëra thjesht m’u kthyen”, tha ai.

I rrethuar nga fëmijët e tij, Haberman pa një shfaqje VR të "Triumph of the Spirit: 360 Degrees", një film VR që u jep përdoruesve përvojën e vizitës së ish-kampit të shfarosjes naziste pa pasur nevojë të udhëtojnë në Poloni.

 Haberman u kthye në kohë kur u deportua në Aushvic në maj 1944 në një tren bagëtish. Nëna e tij dhe gjashtë vëllezërit e motrat u dërguan në dhomat e gazit, ndërsa ai mbijetoi. Më 27 janar, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Organizata Botërore Sioniste ka raportuar një rritje të antisemitizmit global, duke vënë në dukje një rritje të fjalimit antisemitik në mediat sociale. Por disa novatorë po tregojnë se teknologjitë e reja mund të jenë gjithashtu një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtesën.

Nëpërmjet realitetit virtual, përdoruesit kthehen në disa nga ditët më të errëta të historisë njerëzore. Brenda syzeve, shikuesit mund të bëjnë një turne me guidë duke filluar me hebrenjtë polakë përpara Holokaustit, të vizitojnë kampet naziste të vdekjes në Aushvic-Birkenau dhe shtetin e sapoformuar hebre të Izraelit, së bashku me historitë e të mbijetuarve të Holokaustit që flasin për udhëtimet e tyre.

 

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 27/01/2023 20:18

    Mos po na mallengjeni ju me keto qe thoni o komb kriminel , keni 50 vjet qe po masakroni popullin e Palestines dhe asnje nuk flet per kete kurse ato qe thoni ju mund te kene ndodhur 100 vjet para dhe kujt i plasi per rracen tuaj te felliqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?