Girona shijon suksesin

VIDEO/ Një gol në transfertë, Girona fiton ndaj Celtës dhe rimerr kreun e La Ligës

28 Janar, 16:40| Përditesimi: 28 Janar, 16:41

  • Share

SPANJË - Girona nuk është më surprizë në La Liga. Të besuarit e Michel siguruan fitoren e 17-të sezonale duke mundur 0-1 Celta Vigon dhe për të rimarrë kreun e kampionatit.

Një gol i Portu në të 20 minutë bëri që katalanasit të mos i besojnë as vetes për mrekullinë që kanë bërë këtë sezon në futbollin evropian. Me 55 pikë, Girona është në krye të La Ligas, duke lënë pas Real Madridin me një pikë më pas.

"Galaktikët" kanë një ndeshje më pak dhe në rast të një fitoreje do riktheheshin në krye. Paçka rezultatit të madrilenëve, askush nuk i heq meritat një sezoni fantastik të Gironas, me katalanasit e vegjël që kanë lënë pas Barcelonën dhe Atl. Madridin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?