Festa e Atletico Madrid

VIDEO/ Një gol në Madrid, Atletico 'likuidon' Sevillan dhe i merr vendin Barcelonës

23 Dhjetor 2023, 19:03
  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë ka mbyllur vitin 2023, me Real Madridin që e mbyll në vendin e parë pas 18-javëve. Për të kompletuar gjithçka, këtë pasdite në "Metropolitano", Atletico Madrid mundi 1-0 Sevillan për ndeshjen e prapambetur të javës së katërt.

Edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë për 20 minuta (i kuq për Soyuncu), "Los Colchoneros" siguruan tri pikë shumë të vlefshme në shtëpi. Vendimtar ishte Marcos Llorente në minutën e 46-të të ndeshjes, me mesfushorin që nuk mund të gabonte nga pranë portës.

Tanimë djemtë e Diego Simeones janë në vendin e tretë, me pikë të barabarta (38) me Barcelonën e vendit të katërt. Real Madrid kryeson me 45 pikë, njëjtë sa Girona. Në fund Celta, Granada dhe Almeria.

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?