Goli i Harry Kane

VIDEO/ Një gol i Kane, Tottenham kalon turin në FA Cup! Fitojnë skuadrat e Premier League

7 Janar 2023, 15:58| Përditesimi: 7 Janar 2023, 15:57

  • Share

FA Cup në Angli është duke luajtur fazën e 1/32. Tottenham fitoi 1-0 me Portsmouth duke kaluar në fazën e 1/16. Një gol i Kane në minutën e 50-të ka vendosur ndeshjen, teksa kapiteni dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Sessegnon.

Pjesa e parë e ndeshjes kishte disa raste, me Spurs që nuk mundën të shënonin. Minuta e 50 ishte e duhura, me Kane që shënoi sërish për ekipin e tij dhe e kualifikon më tej. Megjithë ndërrimet e Portsmouth, miqtë nuk mundën ta dërgonin ndeshjen me shtesë. Tanimë Tottenham pret fituesin e ndeshjes Derby - Barnsley për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Në ndeshjet e tjera, Southampton fitoi 1-2 me Crystal Palace, Leicester iu fal një goli për fitoren 0-1 në transfertë me Gillingham. Preston fitoi 3-1 me Huddersfield, ndërsa Reading mundi 2-0 Watford.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?