Foto nga përmbytjtet në SHBA

VIDEO/ Niveli i ujit arrin në 4 metra, përmbytjet në SHBA thyejnë rekordin e vitit 1978

14 Janar, 15:55
  • Share

Shtetet qendrore dhe lindore të SHBA- së janë goditur nga moti i keq ku shirat e dendura kanë sjellë edhe përmbytje.

Mësohet se më shumë se 182,000 shtëpia kanë mbetur pa energji në Oregon dhe gati 10,000 në Uashington.

Në Michigan, më shumë se 61,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike dhe më shumë se 57,000 në wisconsin.

Nivelet e ujit në bregun e Maine në Portland arritën nivele rekord të shtunën, duke përmbytur komunitetet bregdetare që kishin përjetuar tashmë probleme të mërkurën.

Nivelet e ujit në Portland arritën 4 metra pak pas mesditës, duke tejkaluar rekordin e vendosur në vitin 1978, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Përmbytje u raportuan gjithashtu në Neë Jersey, New York, Connecticut, Massachusetts dhe Rhode Island, sipas të dhënave të NOAA.

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?