Politikë

VIDEO/ Ngrihet kati i parë i shkollës së re 'Sami Frashëri' në Tiranë, Veliaj publikon pamjet: S’ka kohë për pushim

14 Prill 2021, 11:53| Përditesimi: 14 Prill 2021, 12:20

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një video nga punimet që po kryhen në shkollën e re “Sami Frashëri” në kryeqytet, ku siç shihet edhe nga pamjet, është ngritur edhe kati i parë, pas atij nëntokësor.

“Shkolla ime, shkolla jonë-“Sami Frashëri”. S’ka kohë për pushim”, shkruan Veliaj në rrjetin e tij social Twitter. 

Gjimnazi “Sami Frashëri” pritet që të jetë një tjetër xhevahir arkitekturor i Tiranës, një shkollë ikonë.

Sipas projektit të Bashkisë Tiranë, shkolla do të jetë më e madhe dhe me infrastrukturë moderne e standarde të larta të sigurisë. Godina e re do të ketë një kapacitet pritës prej 1500 nxënësish, 50 klasa, 7 laboratorë dhe një bibliotekë 5 herë më të madhe.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sula: 15/04/2021 00:16

    ORE PO OBORR KA KJO SHKOLLE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?