Luke O’Nien dhe Sorensen

VIDEO/ Ngjarje e çuditshme në Angli, futbollistët përleshen dhe më pas puthen... në buzë

13 Mars 2023, 13:07
  • Share

Ngjarje aspak normale në Angli. Në ndeshjen mes Norwich dhe Sunderlandit e vlefshme për Championship-in e futbollit, dy nga lojtarët kundërshtarë janë puthur në buzë.

Luke O’Nien i miqve shtyu Sorensen në tabelët e reklamave, teksa ky i fundit iu kthye përballë duke u konfliktuar. Për të qetësuar situatën, O’Nien mendoi ta puthte në buzë danezin Sorensen, i cili reagoi duke e kapur për qafe.

Pamjet po bëjën 'xhiron' e rrjeteve sociale, me fansat e futbollit që e kanë marrë me sportivitet një gjë të tillë, njësoj si protagonistët.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?