Ermal Meta

VIDEO/ Nga Shqipëria, Ermal Meta i jep lamtumirën e fundit Toto Cotugno-s: Të kemi dashur shumë në dy anët e Adriatikut

23 Gusht 2023, 14:09| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 14:11

  • Share

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta ka bërë homazhe me këngët e një prej këngëtarëve më të dashur për shqiptarët, Toto Cotugno-s, i cili u nda dje nga jeta në moshën 80 vjeçare.

Në një kohë kur Ermal Meta dukej se po shijonte në qetësi pushimet në Shqipëri me familjarët dhe miqtë e tij, lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit Toto Cotugno-s, duket se e ka trazuar.

Mbrëmë nga Tirana ai i ka bërë homazh një prej këngëtarëve më të dashur për shqiptarët, Toto Cotugno-s, i cili u nda dje nga jeta në moshën 80 vjeçare. Këngëtari i është bashkuar një bande muzikore në një nga restorantet ku po darkonte dhe ka kënduar me ta këngën Hit të Cotugno-s “L’italiano” ose siç e njohin shumica e shqiptarëve ‘Lasciatemi canatare’.

“Mbrëmë në darkë me familjen dhe disa miq të mi ishim në një restorant tipik shqiptar në Tiranë. Ishte aty një bandë e vogël muzikore që luante. Më kërkuan që të këndoja dhe të gjithë bashkë i bëmë homazh një prej muzikantëve më të mëdhenj italianë që u nda nga jeta dje. Pushofsh në paqe Toto, të kemi dashur të gjithë shumë, në të dy anët e Adriatikut”, shkruan ai në videon ku shfaqet duke kënduar.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?