VIDEO/ Nga performanca me flamurin kuq e zi në krahë e deri te premtimi për tu rikthyer sërish! Ricky Martin ndez Tiranën me tingujt e muzikës latine

21 Korrik 2023, 10:17| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 10:35

  • Share

Ylli i muzikës latine Ricky Martin, ka dhuruar një performancë të magjishme dhe të paharrueshme për publikun shqiptar, mbrëmjen e shkuar në sheshin ‘Skënderbej’.

Nën tingujt e muzikës latine dhe nën atmosferën e paparë që u kriju në kryeqytet, dashamirës të muzikës shijuan cdo moment nga koncerti që zgjati më shumë se dy orë.

Këngëtari i njohur spanjoll, ka kënduar përballë një publiku të shumtë në numër, të cilët mezi e kanë pritur magjinë dhe atmosferën e tingujve të muzikës latine.

Artisti i cili ka kënduar për publikun këngët e tij më të njohura si ‘Livin la vida loëa’ apo ‘Un, dos, teres, Maria’, shprehu dashurinë dhe vlerësimin e madh për vendin tonë, duke e cilësuar si një ‘vend të bekuar’  teksa premtoi se kjo nuk do të ishte hera e fundit që do të vinte në Shqipëri.

Ylli i muzikës latine befasoi fansat e tij gjatë performancës elektrizuese, ku foli shqip duke i thënë të gjithë publikut: “Ju dua Tirana”.

Mirëpo një ndër momentet më emocionuese të koncertit ishte kur një fans i artistit i dhuroi atij flamurin ‘kuq e zi’  të cilin Ricky e mori menjëherë në skenë duke e mbështjellë rreth vetes, teksa nuk la pas pa bërë dhe simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arberi: 21/07/2023 13:27

    U kenaqem me kenget tuaja.Te lumte goja !Rruge te mbare e mire ardhesh.Ishalla kur te vish t'i gjejsh ne burg te korruptuarit e djeshem me Sali Berishen,Meten,Moniken ,Bardhin ,Bashen,etj.dhe qeveritaret e sotem me komandantin e tanishem A Ahmetaj.Keta do te mbushin kampin e Recit ne Shkoder dhe do te te paguajme qe te shkosh e te japish nje koncert per ndere te tyre,si hajdutet dhe me te korruptuarit e popullit tone.Mire ardhesh e u pafshim me hajr !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?