Foto nga droga e sekuestruar

VIDEO nga megaoperacioni/ Sekuestrohen 380 ton drogë nga marina Kolumbiane

12 Dhjetor 2023, 15:41| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 15:46

  • Share

Marina Kolumbiane njoftoi të hënën (11 Dhjetor) sekuestrimin e 380 tonë të lëndëve narkotike si pjesë e një operacioni ndërkombëtar kundër drogës, duke i dhënë një goditje të madhe trafikut transnacional të drogës.

Sipas Reuters, bëhet fjalë për një operacion 45-ditor i udhëhequr nga fushata ndërkombëtare e Marinës Orion, në të cilën u përfshinë 42 vende në katër kontinente. 

Droga e sekuestruar është në shifra rekord. Ai përfshin 195 ton kokainë, 175 ton marihuanë dhe 14,5 ton hashash.

Ndër vendet e përfshira në këtë operacion janë SHBA, Belgjika, Spanja, Indonezia, Senegali, Kolumbia dhe Brazili.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?