Gafa e Oliver Dovin

VIDEO/ Në pronësi të Ibrahimovic, portierit i ikën topi nga këmbët dhe bëhet 'gazi i botës'

10 Prill 2023, 16:03
  • Share

Liga suedeze e futbollit ka parë një gafë të rëndë nga portieri i Hammarby, Oliver Dovin. Në ndeshjen e humbur 3-1 me Hacken, 21-vjeçarit i ka "rënë dielli në kokë", teksa nuk ka ndaluar si duhet një pasim në zonën e tij.

Ka qenë fillimi i ndeshjes kur pas gafës së Dovin, Hammarby do pësonte golin e parë të ndeshjes, çka do i hapte rrugën humbjes së të tijve, që zbresin kështu në vendin e pestë të klasifikimi.

Ndalimi i keq i topit dhe lënia pas, si edhe hutimi i gardianit ka bërë që pamjet të bëjnë xhiron e mediave, me portierin që u bë "gazi i botës". Kujtojmë se një pjesë të aksioneve te Hammarby zotërohen nga sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?