Pamje nga përleshja

VIDEO/ Në fushë edhe futbollisti shqiptar, derbi kthehet në përleshje masive! Gjakoset portieri, ndërpritet ndeshja

17 Dhjetor 2022, 11:19| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 11:18

  • Share

Derbi i Melburnit në Australi mes Melburne City dhe Melburne Victory ka parë skena dhune që nuk ndodhin prej një kohe të gjatë në kontinentin e largët. Në minutën e 24 të ndeshjes tifozët e Victory u futën në fushë dhe goditën arbitrin dhe portierin vendas, Tom Glover. Me mjete të forta dhe kova në duar, tifozët gjakosën gardianin vendas duke bërë që ndeshja të ndërpritej.

Organizatorët kanë marrë masa që stadiumi të boshatiset, teksa ende nuk ka një vendim nëse dueli do rinisë ose jo. Deri në minutën e 24 të ndeshjes dueli vijonte 1-0 për Melburne City, me autor të golit O'Neill në minutën e 11-të. Në fushë për Melburne City nga minuta e parë ishte edhe Valon Berisha, futbollisti i përfaqësueses dardane.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?