Yibing Wu në tokë

VIDEO/ Ndodh për të dytën herë, talenti i tenisit shembet në tokë pa ndjenja

1 Gusht 2023, 16:24| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 16:25

  • Share

Tenisti kinez, Yibing Wu ka shfaqur probleme shëndetësore, duke i trembur të gjithë në turneun Mubadala City DC Open, që po zhvillohet në Washington të SHBA-së. Ylli i ri i tenisit ishte duke shkuar për pushimin mes seteve, teksa u plas në tokë pa ndjenja.

Wu renditet në vendin e 90-të në ATP botërore, teksa incidenti ka alarmuar stafin e sportistit pasi vetëm disa javë më parë një tjetër incident i ngjashëm i ndodhi 23-vjeçarin në hapje të Wimbledon, kundër Frances Tiafoe.

Kinezi Wu mposhti Yosuke Watanuk 4-1 në raundin e 64-të të turneut në Uashington DC të hënën, por u detyrua të tërhiqej nga ndeshja.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?