Festa e Rey Manaj

VIDEO/ 'Ndizet' Rey Manaj, i shënon Fenerbahces dhe feston para Dzekos

4 Dhjetor 2023, 19:44| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 19:45

  • Share

STAMBOLL - Rey Manaj ka shënuar golin e pestë sezonal. Për raundin e 14-të në Superligën turke të futbollit, lushnjari ka shënuar për ekipin e tij Sivasspor, që po humbet 4-1 kundër Fenerbahces në "Sukru Saracoglu".

Vendasit e Fenerbahces shënuan dy gola në pjesën e parë me Szymanskin dhe Kahveci, ndërsa Manaj shkurtoi në minutën e 50-të dhe rihapi përkohësisht sfidën.

Në të 68 autogoli i Okumus zbehu shanset e vendasve, ndërsa ishte Dzeko që "vulosi" sfidën për 4-1. Edhe pse skuadra e tij nuk ia doli të marrë pikë, Manaj bëri detyrën dhe pas dopietës ndaj Trabzonspor, e çon në pesë numrin e golave sezonale, duke i dhënë sinjale trajnerit Sylvinho për në Kombëtare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?