Saka i vetëm përballë Ter Stegen

VIDEO/ Ndizet Los Angeles, Arsenali leksion Barcelonës! 8 gola vendosin ndeshjen

27 Korrik 2023, 10:19| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 10:21

  • Share

SHBA - Arsenali fitoi 5-3 kundër Barcelonës në testin miqësor të zhvilluar në Los Angeles. Të dyja skuadrat janë në turneun amerikan, ndërsa përballja në "SoFi Stadium" foli për djemtë e Artetas, që i dhanë leksione futbolli Barçës së Xavit.

Ndeshja u zhbllokua nga Lewandowski në të 7 minutë, para se Saka në të 13 të barazonte për 1-1. Sërish Barça me Raphina shënoi në të 34 minutë, ndërsa Havertz barazoi për 2-2 në fundin e pjesës së parë.

Fraksioni i dytë pa Xavin dhe Artetan të bënin shumë zëvendësime, teksa ishte Trossard që shënoi dopietë për Arsenalin për shifrat 4-2. Torres shkurtoi për Barçën, ndërsa në fund Vieira shënoi për 5-3. Përballja ka argëtuar tifozët e shumtë që kishin mbushur shkallët e stadiumit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?