VIDEO/ Ndizet atmosfera në Kombëtare, Seferi feston ditëlindjen dhe përshëndet Berishën: Gjermania more vëllezër...

16 Nëntor 2023, 09:37| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 09:43

  • Share

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit niset sot drejt Moldavisë, aty ku nesër në 18:00 luan sfidën e fundit kualifikuese të grupit E për Euro 2024 kundër vendasve. Një pikë mjafton që kuqezinjtë të kalojnë më tej, teksa festa ka nisur mes lojtarëve dhe stafit të ekipit.

Shkak për këtë është bërë ditëlindja e Taulant Seferit. Lojtari i Baniyas mbushi 27 vjeç dje, me stafin që i kishte përgatitur një surprizë sulmuesit. Pasi fiku dritat e tortës, anësori nga Kumanova nuk mund të mos këndonte "himnin" e këtyre kualifikueseve.

"Gjermania o mor vëllezër nuk është si përpara", këndon Seferi, që duket se ia ka dedikuar këtë këngë Etrit Berishës. Mes urimeve për ditëlindjen e Seferit, vetë lojtari kërkon që nesër të marrë nga grupi dhuratën më të shtrenjtë, atë të kualifikimit për herë të dytë në një turne si Europiani.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?