Momenti i përplasjes mes policisë dhe tifozëve

VIDEO/ Ndeshja e Europa League, policia rreh brutalisht tifozët

10 Mars 2023, 16:41| Përditesimi: 10 Mars 2023, 16:42

  • Share

Një incident i jashtëzakonshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes së 1/8  të Ligës së Evropës ndërmjet Sevillas dhe Fenerbahces, zhvilluar dje në Spanjë. Policia spanjolle ka rrahur rëndë dhe me shkopinj në kokë një tifoz të klubit turk, ndonëse ai ishte i kthyer me kurriz nga policia.

Forcat e rendit kanë përdorur dhunën pa kriter kundër tifozëve miq, teksa një prej tyre shihet në pamje që është i gjakosur në kokë.

Takimi i zhvilluar në Sevillia përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të zhvillohet më 16 mars në Stamboll.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?