Dëmtimi i rëndë dhe lotët e Marcelos

VIDEO/ Ndërhyrje për karton të zi, Marcelo i thyen këmbën kundërshtarit! Del nga fusha mes lotësh

2 Gusht 2023, 17:13
  • Share

ARGJENTINË - Lojtari brazilian i Fluminense, Marcelo u përjashtua me lot në sy nga ndeshja pasi u përplas me Luciano Sanchez gjatë një dueli të Copa Libertadores në Buenos Aires, duke e lënë mbrojtësin e Argentinos Jrs me një dëmtim të tmerrshëm në gju.

Ish-i i Real Madrid, Marcelo ishte duke dribluar Sanchez-it kur këmba e tij drejtuese kaloi topin dhe e kapi argjentinasin me forcë. Këmba e lojtarit të Argjentina Jrs u përkul poshtë duke mbetur e thyer, me britmat që pushtuan fushën.

Marcelo e kuptoi se padashje kishte kryer një dëmtim të rëndë, teksa u pa në lot. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq, teksa doli me lot në sy nga fusha.

"Sot pata një moment shumë të vështirë në fushë. Kam lënduar pa dashje një lojtar tjetër. Unë dua t'i uroj atij shërim sa më të shpejtë dhe të ketë gjithë forcën e botës", ka postuar Marcelo në Instagram.

Klubi i tij brazilian postoi gjithashtu një mesazh mbështetës në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

"Fluminense FC shpreh solidaritetin e saj dhe i uron një shërim të shpejtë mbrojtësit të Argentinos Juniors, Luciano Sanchez, i cili u lëndua në një lëvizje aksidentale në ndeshjen e sotme”, thuhet në njoftim.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?