Morata dhe Uzuni

VIDEO/ Myrto Uzuni luan 67 minuta, Atletico Madrid fiton 0-1 në Granada

23 Janar, 10:00| Përditesimi: 23 Janar, 10:02

  • Share

La Liga në Spanjë luajti ndeshjen e radhës për javën e 21-të. Në "Los Carmenes", Granada vendase humbi 0-1 me Atletico Madridin. Pjesa e parë e ndeshjes ishte pa gola, me duelin që u vendos në pjesën e dytë.

Duhej minuta e 54 që pasimi final i Griezmann të dërgohej në rrjetë nga i përhershmi Alvaro Morata. Pas këtij rasti, "Los Colchoneros" shënuan sërish me Niguez, por goli u anullua për pozicion jashtë loje.

Këtë sfidë nga minuta e parë e luajti edhe Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares që për 67 minuta nuk la shenjë dhe u zëvendësua nga Arezo. Me 41 pikë, Atl. Madrid ngjitet në vendin e katërt, ndërsa Granada me 11 pikë mban vendin e parafundit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?