Granada feston golin e parë

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao

20 Prill, 09:10| Përditesimi: 20 Prill, 09:23

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 32-të. Në sfidën hapëse, Athletic Bilbao barazoi 1-1 me Granadan, teksa për miqtë Myrto Uzuni mori minuta në pjesën e dytë duke e nisur nga stoli këtë duel.

Në "San Mames" të Bilbaos ishin miqtë që kaluan në epërsi pas autogolit të Inaki Williams pas vetëm gjashtë minutave lojë, para se Guruzeta të vendoste ekuilibrat në të 24 minutë.

Në pjesën e dytë, konkretisht në të 65 minutë ishte radha për Myrto Uzunin që të hynte në fushë në vend të Puertas. Beratasi ka shënuar dhjetë gola këtë sezon, ndërsa në sfidën e fundit nuk mundi të shënonte.

Me 58 pikë Bilbao, e cila është edhe fituesja e freskët e Kupës së Mbretit mban vendin e pestë, ndërsa Granada dergjet në fundin e ftohtë me 18 pikë, dhjetë më pak se zona që të shpëton nga rrëzimi një ligë më poshtë, ndërkohë që duhen edhe gjashtë duele (18 pikë) deri në fundin e sezonit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?