Momenti kur Myrto Uzuni shënon golin

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis me ‘të djathtën’, shënon golin e 6-të në La Liga

3 Janar, 18:29| Përditesimi: 3 Janar, 18:33

  • Share

Myrto Uzuni, sulmuesi i Granadas ka gjetur golin e gjashtë këtë sezon në La Liga. Beratasi nuk gaboi përballë portierit, duke kaluar të tijtë në avantazh për duelin e javës së 19-të në elitën spanjolle kundër Cadiz.

Duhej minuta e 22-të që 28-vjeccari i Kombëtares ta ndalte sferën në rrjetë. Më herët, pas tre minutave lojë Uzuni gaboi shënjestër, gjë që u përmirësua me kalimin e minutave.

Goli i kësaj të mërkure ishte i gjashti për Uzunin, që kërkon një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024. Epo, Uzuni e ka nisur me ‘të djathtën’ këtë vit kalendarik.

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?