Mot i keq në Gjermani

VIDEO/ Moti i keq ‘mbërthen’ Gjermaninë, aeroporti i Frankfurtit bllokohet për orë të tëra! Anulohen 70 fluturime

17 Gusht 2023, 10:08| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 10:11

  • Share

Moti i keq që përfshiu Gjermaninë mbrëmjen e shkuar, ka sjellë probleme jo vetëm në bllokimin e  akseve rrugore të vendit, por edhe në linjat e fluturimit. Aeroporti i Frankfurtit bllokoi për orë të tëra fluturimet, duke krijuar kaos në sportelet e mbushura me emigrantë.

Stuhi e reshje shiu të rrëmbyeshëm përfshinë Gjermaninë qendrore dhe jugore, duke bërë që mijëra pasagjerë të anulonin apo vononin fluturimet e tyre në Aeroportin e Frankfurtit.

Sakaq, aeroporti i Frankfurtit u bllokua për disa orë, duke bërë që 70 fluturime të vonoheshin dhe shumë të tjera të anuloheshin.

Për më shumë se dy orë u ndërpre lëvizja e pasagjerëve dhe transporti i valixheve në tokë, ndërsa 23 fluturime të tjera u desh të ndërronin destinacion.

Mijëra pasagjerë ishin të prekur nga moti i keq, ku përveç kaosit që krijoi për udhëtarët shkaktoi edhe përmbytje të bodrumeve dhe bllokim të disa akseve kryesore të vendit.

Zonat më të prekura nga moti i keq janë Gelsenkirchen, Raunheim, Griesheim, Hanau, Bad Nauhaim e zona të tjera.

Zjarrfikësit e Frankfurtit regjistruan 500 aksione shpëtimi, në landin Renani--Veriore Vestfali më shumë se 150 aksione.

Në Gjermani pritet të vazhdojë edhe këto ditë moti i keq, me temperatura nga 22 deri në 29 gradë dhe reshje të dendura.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?