Kronikë

VIDEO/ Moti i keq, det i çmendur në Durrës! Anijet e vogla tërhiqen të gjitha në mol

27 Nëntor 2021, 09:31| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 12:14

  • Share

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin autoritetet portuale në Durrës vendosën 2 ditë më parë që ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.

Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit.  Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv deti është vërtet i 'acaruar' dhe paraqet shumë rrezikshmëri.

Nga data 26-30 nëntor 2021 dallgëzimi në det mund të shkojë deri në 8 ballë , ndërsa lartësia e dallgëve nga 1.5-3.5 metra.

1638002078_moti1.jpg

1638002091_moti3.jpg

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?