Supergoli i Bebe

VIDEO/ Mos e humbisni, supergoli nga 40 metra që u shënua në Kupën e Afrikës

19 Janar, 16:26| Përditesimi: 19 Janar, 16:29

  • Share

Kupa e Afrikës është në raundin e dytë të grupeve. Në atë B, Capo Verde (Kepi i Gjelbër) e mbylli pjesën e parë në avantazhin e një goli kundër Mozambikut. Realizimi i Bebe nuk ishte thjesht një gol, por një goditje fantastike nga rreth 40 metra që u ndal pas shpinës së Ernan, duke u "përshëndetur" me rrjetën.

Sulmuesi i Rayo Vallecano, shok me Ivan Balloi në një ekip, Bebe (minuta 32) ia doli të shtangë portierin dhe të bëjë që goli i tij të qarkullojë kudo në kanalet e komunikimit. Me të vërtetë një gol fantastik që ia vlen ta shohësh disa herë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?