Festa e Monaco

VIDEO/ Monaco leksion PSG-së, parisienët rrezikojnë kreun pa Messin dhe Mbappe

11 Shkurt 2023, 19:00| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 19:01

  • Share

Monaco fitoi 3-1 me PSG-në për javën e 23-të në Ligue I të Francës. Pa Messin dhe Mbappe të dëmtuar, të besuarit e Galtier pësuan tre gola në Principatë. Vendasit e Clement u treguan më të zotët dhe shënuan dy gola në 18 minutat e para.

Andre Golovin zhbllokoi ndeshjen në minutën e katërt pas asistit të Ben Yedder. Më pas Ben Yedder do shënonte dy herë në minutat 18 dhe 45+2. Ndërkohë Zaire-Emery kishte shkurtuar rezultatin në minutën e 39 për PSG-në.

Megjithëse trajneri i PSG bëri disa lëvizje në fillimin e pjesës së dytë, Monaco ishte e pathyeshme në prapavijë duke marrë tri pikë me vlerë. Tanimë PSG sheh veten në krey të Ligue I me 54 pikë, ndërsa Monaco me 47 pikë në vendin e dytë. Duket se fitorja e djemve nga Monaco ka hapur garën për kreun e kampionatit, me PSG që ka kuptuar se sa të rëndësishëm janë Messi dhe Mbappe për këtë ekip. Neymar në përballjen e së shtunës u duk më shumë si hija e vetvetes.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?