Festa e Nice

VIDEO/ Monaco befasohet në shtëpi, Nice i shënon 3 gola në Principatë

26 Shkurt 2023, 19:06| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 19:08

  • Share

Për javën e 25-të në Ligue I në Francë, Monaco humbi 0-3 me Nice në Principatë. Në stadiumin "Luigji i II" ishin miqtë ata që dolën me tri pikë për po kaq gola në një ndeshje të dominuar nga djemtë e Didier Digard. Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, me Monacon që u befasua nga Moffi qysh në minutën e tetë. Sërish Moffi në të 26 shënoi dopietë personale, teksa në minutën e 43 kishte vend edhe për Thuram. Pas suksesit, Nice me 41 pikë mban vendin e shtatë, vetëm pesë pikë më pak se zona evropiane. Monaco me 50 pikë renditet në vendin e tretë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ PSG fiton duelin direkt me Marseille dhe vendos 'diktat' në Francë! Rashani shpëton Clermont nga humbja, turpërohet Monaco


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?