VIDEO/ Momenti kur shkëmbi shkëputet nga mali i Torovicës dhe bie në një zonë të banuar, asnjë ndërhyrje nga Bashkia! Vite më parë i mori jetën një familje

28 Prill 2023, 20:36| Përditesimi: 28 Prill 2023, 21:15

  • Share

Një shkëmb është shkëputur nga mali në Torovicë të Lezhës dhe ka rënë poshtë në një zonë të banuar në afërsi të Shkëmbit të Kuq. Report Tv sjell edhe video nga momenti kur shkëmbi shkëputet nga mali Torovicë.

Fatmirësisht nuk shkaktoi dëme, por rënia e gurëve nga shpati i malit ne Torovicë është një fenomen i vazhdueshëm për shkak se është shpyllëzuar zona dhe janë ne lëvizje shumë shkëmbinj.

Pak vite më parë, rënia e një shkëmbi shkaktoi një tragjedi në një familje, pasi zuri poshtë një makine ku udhëtonin 3 pjesëtarë të një familjeje që u mori edhe jetën. Specialistët e gjeologjisë kanë identifikuar disa zona problematike për të cilat është kërkuar që të ndërhyhet, por që ende nuk është bërë asgjë.

Edhe forcat gjeniere dhe Emergjencat Civile bënë një kontroll të zonës në vitin 2017, pas tragjedisë që shkaktoi një gurë i tillë duke rënë nga mali, duke përcaktuar rrezikun dhe frikën që krijohej nga rënia e gurëve, por gjithçka mbeti vetëm në letra. Banorët ndihen të rrezikuar dhe frika është e vazhdueshme për ta.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?