Foto nga momenti i rrëzimit të këngëtarit

VIDEO/ Momenti kur një këngëtar brazilian rrëzohet papritur dhe vdes në skenë

15 Dhjetor 2023, 09:26| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 09:29

  • Share

Brazili është në shok pa vdekjes së një këngëtari 30 vjeçar. Pedro Enrique po performonte të mërkurën kur u rrëzua papritur dhe vdiq në skenë. Në videon që tashmë është bërë virale kudo, shihet këngëtari teksa rrëzohet dhe jep frymën e fundit.

Enrique u dërgua në një spital por mjekët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për ta shpëtuar. Sipas kompanisë diskografike të këngëtarit 30-vjeçar, ai humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Enrique ishte i martuar dhe baba i një vajze e cila lindi më 19 tetor.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?