VIDEO/ Momenti kur fëmija shpëton për një 'fije peri' në garën e Tiranathlon

30 Maj 2022, 22:41| Përditesimi: 30 Maj 2022, 23:22

  • Share

TIRANË- Një fëmijë ka shpëtuar për një fije peri gjatë garës së bërë në kuadër të Tiranathlon të zhvilluar në liqenin e Farkës.

Siç shihet në videon e sjellë nga gazetari Arsen Rusta, teksa sportistët ishin në fund të garës, një fëmijë ka tentuar që të kalojnë nga ana tjetër, por është ndalur me shpejtësi nga ana e efektivit të policisë bashkiake, që e kapi në momentin e duhur.

Tiranathlon, eventi sportiv që bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap, shënoi sot edicionin e tij të dytë në Tiranë dhe u mbajt në 29 maj. Qindra sportistë vendas e të huaj, të cilët garuan për 3 çmime në secilën prej disiplinave.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?