VIDEO/ Momenti i frikshëm, gjarpri vdekjeprurës rrëshqet pranë gruas teksa ajo po pinte duhan

5 Shkurt 2023, 15:25| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 15:29

  • Share

Një tregtare e cila po pushonte dhe po pinte një cigare ka pasur një kontakt të ngushtë me një nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë, pasi i ka rrëshqitur nën këmbët e saj.

Ngjarja e frikshme ndodhi në Australi, ndërsa Ayla Manson shfaqet ne video duke ruajtur qetësinë. Një kolege filmoi momentin e tmerrshëm, kur gjarpri lëvizte pikërisht nën këmbët e saj.

“E dija që në atë moment, gjëja më e sigurt ishte të qëndroja pa lëvizur. Sikur të kisha panik dhe të ngrihesha, do të ishte përpjekur të mbrohej dhe do të isha në rrezik nga një pickim”, u shpreh ajo.

Ajo tha se beson se gjarpërinjtë – madje edhe gjarpërinjtë vdekjeprurës ngjyrë kafe, nuk janë natyrshëm agresivë dhe reagojnë vetëm nëse njerëzit i trembin.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?