Sergio Aguerro pas problemit në zemër

VIDEO/ Momente paniku për Aguerron, ish-sulmuesi ndjen shqetësime me zemrën në transmetim

30 Mars 2023, 14:31| Përditesimi: 30 Mars 2023, 14:33

  • Share

Sergio Aguerro trembi shikuesit në një transmetim në internet, teksa ish-sulmuesi ndjeu shqetësime në zemër, gjë që e konfirmoi edhe vetë. Ish-futbollisti i City-t dhe Barcelonës u detyrua të bënte një ndërhyrje në zemër pas problemeve, duke u tërhequr pak muaj më parë nga futbolli.

Në transmetimin live, Aguero ishte duke folur normalisht, por një moment të caktuar shtangu dhe pushoi teksa nga ana tjetër e pyetën argjentinasin për detajet. Aguero e sqaroi situatën duke theksuar se ndjeu aritmi dhe se pajisja e vendosur i dërgoi një sinjal duke konfirmuar problemin në zemër.

Për fat të mirë asgjë serioze për 34-vjeçarin, që tanimë pas tërheqjes nga futbolli për shkak të zemrës është fokusuar në rolin e analistit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?