Momenti i rënies së pemës së Krishtlindjeve

VIDEO/ Moment i tmerrshëm! Rrëzohet pema e Krishtlindjes në Belgjikë dhe zë poshtë një 63-vjeçare! Gruaja ndërron jetë, 2 të tjerë plagosen

22 Dhjetor 2023, 13:11| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 13:22

  • Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Belgjikë kur një grua 63-vjeçare humbi jetën pasi një pemë e Krishtlindjes 20 metra e lartë u rrëzua dhe e zuri poshtë.

Mediat raportojnë se në këtë aksident të pazakontë u plagosën edhe dy persona të tjerë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në një panair Krishtlindjesh në një qytet rreth 50 kilometra larg Brukselit.

Pema e Krishtlindjes u rrëzua nga një erë e fortë dhe hetimi po verifikon nëse ishte siguruar siç duhet.

Në rrjetet sociale u publikuan pamje që tregojnë rrëzimin e pemës së Krishtlindjes bie mbi njerëzit.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?