Festa e Giroud

VIDEO/ Milani e bën dramë në fund, Salernitana e barazon 3-3 në 'San Siro'

25 Maj, 22:41| Përditesimi: 25 Maj, 22:57

  • Share


Në "San Siro" Milani barazoi 3-3 mes dramës kundër Salernitanës për raundin e 38-të dhe të fundit në Serie A. Me kuqezinjtë që kishin siguruar vendin e dytë dhe miqtë që sezonin e ri do luajnë një kategori më poshtë, dueli i sotëm ishte pa objektiva. Leao në minutën e 22-të, Giroud në të 27 dhe Calabria në pjesën e dytë shënuan për kuqezinjtë, ndërsa Simy (dopietë) dhe Sambia shënuan për miqtë, me dy golat e fundit në minutat 87 dhe 89. Ky ishte dueli i fundit për Giroud me Milanin, teksa francezi ka firmosur me Los Angeles Galaxy në MLS. Veç Giroud, kjo ishte ndeshja e lamtumirës edhe për trajnerin Stefano Pioli.

VIDEO E GOLAVE


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Epilogu i Serie A, Juventus mposht 2-0 Monzën! Salernitana befason 3-3 Milanin në 'San Siro'


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?