VIDEO+FOTO/ Mijëra tifozë në rrugët e Milanos, Interi feston titullit me autobus të hapur! Asllani me flamurin shqiptar

28 Prill, 16:23| Përditesimi: 28 Prill, 22:55

  • Share

Inter ka festuar titullin e 20-të kampion në Serie A. Mijëra tifozë dolën në sheshet dhe rrugët e Milanos, kjo pasi këtë pasdite skuadra parakaloi me një autobus të hapur për të festuar së bashku me mbështetësit.

Në mesditën e kësaj të diele Interi mundi 2-0 Torinon, teksa një javë më parë siguroi matematikisht titullin kampion. Edhe pse pa trofeun, ceremoni që do zhvillohet në ndeshjen e fundit në shtëpi, drejtuesit e kanë parë të udhës që sot tifozët të festojnë me lojtarët.

Gjithçka nisi jashtë stadiumit "Giuseppe Meazza", për të vijuar më pas në rrugët e Milanos, aty ku tifozët kishin mundësinë të shihnin nga pranë heronjtë që i mundësuan yllin e dytë në fanellë. Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani shihet me flamurin shqiptar.

 

 

 

 

 

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?