VIDEO/ Meta ‘frymëzohet’ nga stërvitjet: Po përgatis paketë speciale për të mbështetur ata që hapin palestra

15 Prill, 10:13| Përditesimi: 15 Prill, 10:20

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kohët e fundit është parë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe vëmendjen e kanë tërhequr videon të cilat i ndan teksa stërvitet në palestër.

Stërvitja është kthyer tashmë në një rutinë për kreun e Partisë së Lirisë, i cili duket se është ‘frymëzuar’ gjatë ushtrimeve edhe për programin politik të partisë që drejton.

Me një video të re nga palestra, Meta thotë se ekipi i Partisë së Lirisë po punon për të prezantuar një paketë për të mbështetur ata që hapin palestra. Qëllimi i kësaj pakete sipas Metës ka në fokus mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Në kushtet e asgjësimit të hapësirave të gjelbërta dhe sidomos të terreneve sportive, për qëllime të ndërtimit të shfrenuar dhe betonizimit të kryeqytetit e Durrësit dhe qytete të tjera, palestrat kanë mbetur e vetmja zgjidhje për shumë të rinj, të reja, gra qytetarë për t'u ushtruar me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

Garantoj se shumë shpejt PL do ketë një PAKETË SPECIALE për mbështetjen e të gjithë atyre që investojnë për ndërtimin e palestrave dhe mirëmbajtjen e tyre. Ekipi ynë po përgatit një paketë speciale në mënyrë që t’u vijmë në ndihmë të gjithë të rinjve, të rejave, grave e qytetarëve që të mbrojnë shëndetin e tyre në këto palestra”, shprehet Meta.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • babaxhani i tomorit: 16/04/2024 12:36

    ky frymezonme me vjedhjet spektakulare ne dekada , doja te shtoja se shteti shqiptar nuk ekziston qekur ky bazhibuzuk hajdut e antishqiptar ska lene gje pa bere kunder kombit te tij, tani i ka ike truri dhe sdi ca ben e ca thote , merreni para me bulduzere e hidheni ne plehra pleren

    Përgjigju
  • meta 1: 15/04/2024 11:02

    po ky me ca lekesh jeton, qe cohet nga gjumi mga ora 9, i fut nje mengjes te qete nga ora 9.30 shkon nga palestra nga ora 11.00. Te na mesoj edhe ne sekretin se spo e kuptojme (kuptohet pyes per nje shok)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?