Talisca duke festuar si Ronaldo dhe Messi

VIDEO/ Messi në fushë dhe Ronaldo në tribunë, Al Nassr shkatërron 6-0 Inter Miamin! Laporte shënon nga 60 metra

2 Shkurt, 10:54
  • Share

ARABIA SAUDITE - Duhej të ishte "vallëzimi i fundit" mes Ronaldos dhe Messit, por nuk ndodhi kështu. Dy lojtarët që kanë lënë gjurmë në 20 vitet e fundit të futbollit evropian u panë nga larg në Riad të Arabisë Saudite, aty ku Al Nassr fitoi 6-0 kundër Inter Miamit në miqësore.

Portugezi i Al Nassr vuan një dëmtim jo të rëndë dhe nuk mundi të përballej kundër Messit, me të tijtë që shkatërruan 6-0 skuadrën e argjentinasit. Në këtë sfidë "Pleshti" u fut në fushë në minutën e 83, kjo për të kënaqur 26 mijë tifozët në stadium.

Në pjesën e parë Al Nassr nisi vrullshëm golat. Otavio, Talisca dhe Laporte shënuan në harkun e nëntë minutave. Për t'u evidentuar goli i Laporte, që shënoi nga 60 metra duke lënë të befasuar Callender në portë.

Në pjesën e dytë Maran dhe sërish Talisca për tripletën personale e dërguan rezultatin në 6-0. Në tribunë Ronaldo u filmua i lumtur për këtë sukses të të tijve, ndërsa Messi me shokë kanë punë para.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?