Reagimi i Alf-Inge Haaland

VIDEO/ Messi më i miri i vitit, reagimi i babait të Erling Haaland s'duhet humbur

16 Janar, 15:56| Përditesimi: 16 Janar, 15:59

  • Share

Alf-Inge Haaland, ish-lojtar i Norvegjisë dhe babai i Erling Haaland ka bërë një reagim 'ikonik' pasi Lionel Messi u shpall lojtari i vitit 2023 nga FIFA. Ceremonia “The Best” e FIFA-s u zhvillua dje në Londër dhe Lionel Messi u zgjodh çuditërisht si lojtari më i mirë në botë për vitin 2023, paçka vështirësive sezonin e kaluar me PSG-në.

Surpriza është e madhe sepse në garë nuk u përfshi periudha që Lionel Messi fitoi Kupën e Botës në Argjentinë, ndaj publiku në mbarë botën po pyet nëse argjentinasi e meritonte këtë çmim.

Pasi Messi u zgjodh lojtari më i mirë në botë në përzgjedhjen e FIFA-s, u bë viral reagimi i babait të Erling, Alf-Inge Haaland, i cili ishte në audiencë gjatë shpalljes së çmimeve. Asnjë duartrokitje dhe një habi, nga i ati i sulmuesit të Manchester City-t.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?