Operacioni antidrogë në Peru

VIDEO/ Mënyra e veçantë e Policisë peruane për të kryer operacionin antidrogë! Të veshur si 'Spider man', efektivët arrestojnë 4 trafikantët

1 Nëntor 2022, 16:07| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 16:24

  • Share

Policia Kombëtare Peruane kreu një operacion antidrogë në qytetin Lima ku u arrestuan 4 persona të një organizate kriminale, në një mënyrë të pazakontë.

Duke qenë se operacioni po zhvillohej në kohën kur ishte pranë festimeve për “Halloween”, oficerët kanë gjetur një mënyrë gjeniale, ku shihen jo me uniformat e tyre sikurse i kemi parë zakonisht, por në vend të kësaj, me kostumet e personazheve të njohura si “Spider Man”, “Captain America”, “Thor” dhe “Catwoman”.

Ata arritën të kapnin të paktën katër persona, anëtarë të një familje, të akuzuar për organizmin e drejtimin e një bande droge. Oficerët veshën veshjet e ‘heronjëve’  për mos t’u vënë re, duke pretenduar se thjesht po merrnin pjesë në një festë pranë shkollës që ndodhej pranë vendit ku u zhvillua operacioni.

Në operacionin policor i cili ishte i koduar si  ‘Marvel’ u sekuestruan kokainë, marjuanë dhe lëndë tjetër narkotike.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?